Aktualitet

EMRAT e gjyqtarëve që kanë dorëzuar dokumentacionin për kandidatë në Këshillin e Lartë Gjyqësor

Administrata e Gjykatës së Lartë, brenda 7 ditëve nga data e mbylljes së afatit për dorëzimin e kërkesës dhe dokumentacionit përkatës, do të vijojë me procesin e verifikimit të plotësimit të kushteve ligjore të kandidatëve dhe menjëherë më pas do të bëjë shpalljen e kandidatëve zyrtarë.

5 Shtator 2023, 10:42 Nga A.B

EMRAT e gjyqtarëve që kanë dorëzuar dokumentacionin për

TIRANË- Publikohet lista e gjyqtarëve që kanë shprehur interes dhe kanë dorëzuar dokumentacionin e kërkuar për kandidatë në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Pas përfundimit të afatit për paraqitjen e shprehjes së interesit për kandidatë në Këshillin e Lartë Gjyqësor, shpallur nga Gjykata e Lartë më datë 24.07.2023, për zgjedhjen e dy gjyqtarëve nga rradhët e gjyqtarëve të gjykatës së shkallës së parë dhe një gjyqtari nga radhët e gjyqtarëve të apelit, bazuar në ligjin 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, deri më datë 04.09.2023, kanë shprehur interes dhe kanë dorëzuar dokumentacionin e kërkuar gjyqtarët e mëposhtëm:

- Emona Muçi – Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë

- Irida Kacerja – Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë

- Alma Kodraliu – Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë

- Gentjana Muçaj – Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë

- Markelian Koça – Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës

Administrata e Gjykatës së Lartë, brenda 7 ditëve nga data e mbylljes së afatit për dorëzimin e kërkesës dhe dokumentacionit përkatës, do të vijojë me procesin e verifikimit të plotësimit të kushteve ligjore të kandidatëve dhe menjëherë më pas do të bëjë shpalljen e kandidatëve zyrtarë.

keshilli i larte gjyqesor

Sondazh

Poll