Aktualitet

VIDEO/ Plagoset me armë zjarri bariu në Tepelenë, autori kapet nga Policia në mal (EMRAT)

Ngjarja ndodhi në malin e fshatit Matohasanaj.

5 Shtator 2023, 10:09 Nga A.B
VIDEO/ Plagoset me armë zjarri bariu në Tepelenë, autori kapet
Foto ilustruese

TEPELENË- Blerim Luzi plagos me pushkë 59-vjeçarin Sokrat Zeraj në malin e fshatit Matohasanaj.

Ngjarja ndodhi në malin e fshatit Matohasanaj. Për shkak të një konflikti për motive të dobëta, Luzi ka plagosur me armë zjarri (pushkë) Zerajn, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Autori u vu në pranga disa orë pas krimit. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Plagosi me armë zjarri në malin e fshatit Matohasanaj një 59-vjeçar, për shkak të një konflikti për motive të dobëta ndërmjet tyre, si rezultat i reagimit të menjëhershëm të Policisë kapet dhe arrestohet 30-vjeçari. Salla operative e Komisariatit të Policisë Tepelenë ka marrë njoftim nëpërmjet një telefonate se në malin e fshatit Matohasanaj, njësia administrative Lopës, një shtetas kishte plagosur me armë zjarri (pushkë) një shtetas tjetër (të dy barinj).

Shërbimet e Policisë kanë organizuar menjëherë, punën dhe kanë shkuar në vendngjarje, me qëllim kapjen e autorit. Si rezultat i veprimeve të shpejta të shërbimeve të Policisë, është kapur dhe vënë në pranga shtetasi B. L., 30 vjeç, banues në fshatin Matohasanaj, pasi në malin e këtij fshati, për shkak të një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri (pushkë), shtetasin S. Z., 59 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

plagosje ne tepelene blerim luzi sokrat zeraj

Sondazh

Poll