Aktualitet

Aksident i trefishtë në Tiranë, dëme të shumta materiale, asnjë person i lënduar

Raportohet për dëme materiale në të tre mjetet.

5 Shtator 2023, 10:02 Nga A.B
Aksident i trefishtë në Tiranë, dëme të shumta
Foto ilustruese

TIRANË- E marta ka nisur me një aksident të trefishtë në zonën e Bulevardit. 

Një mjet tip “Opel”, i ka prerë rrugën dy makinave, duke i përplasur më pas ato. Për fat të mirë nuk ka të plagosur rëndë, ndërsa raportohet për dëme materiale në të tre mjetet.

Pritet njoftimi i policisë për sqarimin e rrethanave të plota./Dosja.al

aksident ne tirane tirane

Sondazh

Poll