Aktualitet

Rrezikoi të mbytej, shpëtohet i riu në Sarandë

Me marrjen e njoftimit, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka mundur të shpëtoi të riun.

4 Shtator 2023, 21:26 Nga I.A
Rrezikoi të mbytej, shpëtohet i riu në Sarandë
Policia

SARANDË- Një i ri është shpëtuar nga policia kufitare ditën e sotme në Sarandë. Mësohet se i riu rrezikoi të mbytej pasi iu përmbys gomonia në mes të detit. Me marrjen e njoftimit, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka mundur të shpëtoi të riun.

Njoftimi i Policisë:

Sarandë-Policia Kufitare i përgjigjet në kohë rekord, thirrjes për ndihmë të një qytetari që rrezikoi të mbytej pasi iu përmbys në mes të detit, mjeti lundrues gomone që drejtonte. Paraditen e sotme, një shtetas ka telefonuar në sallën operative të Komisariatit të Policisë  Sarandë, për të kërkuar ndihmë pasi rrezikonte të mbytej sepse mjeti lundrues gomone që drejtonte, ishte përmbysur në plazhin e Kasolles. Menjëherë pas telefonatës, shërbimet e Policisë Kufitare janë nisur me mjet lundrues në drejtim të kësaj adrese dhe pas disa minutash kërkime kanë lokalizuar shtetasin që po kërkonte ndihmë dhe gomonen që ishte përmbysur. Shërbimet e Policisë Kufitare e kanë marrë këtë shtetas, në mjetin e tyre lundrues, dhe i kanë dhënë ndihmën e parë. Gjithashtu, shërbimet e Policisë Kufitare kanë nxjerrë në breg, mjetin e tij lundrues që ishte përmbysur në mes të detit. Drejtuesi i mjetit lundrues ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai ka falënderuar shërbimet e Policisë që i erdhën në ndihmë në kohë rekord.

policia kufitare

Sondazh

Poll