Sport

URUGUAJI/ Bielsa "i mbyll derën" e kombëtares Edinson Cavanit dhe Luis Suarez...

Edinson Cavani dhe Luis Suarez nuk u thirrën nga Marcelo Bielsa në kombëtaren uruguajane, për dy ndeshjet e ardhshme kualifikuese për Botërorin 2026, kundër Kilit dhe Ekuadorit.

5 Shtator 2023, 09:00 Nga DOSJA
URUGUAJI/ Bielsa "i mbyll derën" e kombëtares Edinson

URUGUAJI - Trajneri argjentinas i Uruguajit, Marcelo Bielsa, ka zgjedhur të bëjë pa Edinson Cavanin dhe Luis Suarez për dy ndeshjet e ardhshme të Celestes në kualifikimet e Kupës së Botës 2026.

Dy sulmuesit 36-vjeçarë janë golashënuesit më të mirë në historinë e kombëtares uruguajane, përkatësisht me 68 dhe 58 gola të shënuar (në 136 dhe 132 ndeshje). Ata tani luajnë te Boca Juniors në Argjentinë për ish-parizienin dhe në Brazil te Gremio Porto Alegre, për ish-katalanasin.

Në këtë listë mungojnë edhe dy veteranë të tjerë uruguajanë, portieri i Galatasaray, Fernando Muslera, 37 vjeç, i dëmtuar dhe mbrojtësi i Sporting, Sebastian Coates, 32 vjeç. 

Uruguaji do të presë Kilin të premten në Montevideo përpara se të shkojë të sfidojë Ekuadorin në Quito më 12 shtator në “play-off” për zonën Amsud.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll