Sport

Shpëton Messi nga agresori, një tifoz i gjuan me shishe 'Pleshtit' në Los Angeles... (video)

Një tifoz, ndoshta i rivalit të Los Angeles, u mërzit me Lionel Messi dhe kërkoi të hakmerret

4 Shtator 2023, 22:37 Nga DOSJA
Shpëton Messi nga agresori, një tifoz i gjuan me shishe

SHBA - Të dielën në mbrëmje, Inter Miami me Lionel Messin në formacion mposhti FC Los Angeles me rezultat 3-1 jashtë shtëpisë. 

Argjentinasi dha dy asistime për suksesin e ekipit të tij, duke treguar sërish nivelin e tij të lartë të zakonshëm dhe duke vazhduar të impresionojë me paraqitjet e tij në SHBA.

Por ylli i Inter Miami shpëtoi për pak në një incident të pakëndshëm pas fishkëllimës së fundit. Teksa po hynte në tunel pas ndeshjes, ndaj argjentinasit është hedhur një shishe uji. 

Fatmirësisht, agresori nuk ka patur nishan dhe objekti ka goditur një pengesë pranë tij. Pas incidentit, truproja e Messit nxitoi menjëherë dhe e futi Leon në tunel.

Ardhja e Messit në Inter Miami ka sjellë dividentë të pritshëm për të, pasi sulmuesi ka shënuar 11 gola në 11 ndeshje.

Inter Miami dhe Leo Messi kanë ndarë rrugët për dy javët e ardhshme, pasi ylli argjentinas do të luajë me kombëtaren në kualifikueset e Botërorit 2026 kundër Ekuadorit dhe Bolivisë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll