Sport

I gjithë Hollywood-i ishte në tribuna për paraqitjen e parë të Messit në Los Angeles - Shikoni videon

Inter Miami luajti për herë të parë që nga dita kur mori Lionel Messin, në Los Angeles dhe stadiumi i ekipit vendas të kujtonte...një premierë filmi.

4 Shtator 2023, 21:05 Nga DOSJA
I gjithë Hollywood-i ishte në tribuna për paraqitjen e parë

SHBA - Në stadiumin e Los Angeles FC ka munguar vetëm tapeti i kuq të dielën mbrëma kur priti Inter Miamin e Lionel Messit .

E gjithë shoqëria e mirë e Hollivudit, princa, këngëtarët, modelet dhe të gjitha llojet e personazheve të famshëm ishin në tribuna për të parë superyllin argjentinas duke udhëhequr ekipin e tij drejt një fitoreje 3-1.

Me rritjen e çmimeve të biletave (që kushtojnë deri në 500 dollarë) që nga mbyllja e transferimit të tij në Miami, kishte kuptim vetëm që tribunat të mbusheshin me VIP-a.

Midis tyre janë Princi Harry dhe Meghan Markle (të paktën e para shikonte futboll deri sa u martua), gjithashtu aktorët britanikë Gerard Butler, Tom Holland (ky i fundit një tifoz fanatik i Tottenhamit) dhe muzikanti Liam Gallagher (një nga tifozët më të famshëm të Cityt).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll