Sport

Mbappe, pas nënshkrimit të Ramos me Sevillan: "Mbreti është kthyer!"

Futbollisti francez i thotë lamtumirë partnerit në këto dy sezonet e fundit

5 Shtator 2023, 07:30 Nga DOSJA

SPANJE - Marrëdhënia midis Mbappe dhe Sergio Ramos ishte gjithmonë diçka më shumë se përzemërsi e pastër. 

Që kur mbrojtësi zbarkoi në qytetin parizien, ai kishte gjithmonë një raport të mirë me yllin e ri francez. Udhëtime ekspres në Madrid, fotografi, biseda në fushë... Të dy e kërkonin njëri-tjetrin në fushë dhe jashtë saj.

Me largimin e qendërmbrojtësit spanjol, Mbappé humbet një nga mbështetësit e tij të fortë në dhomat e zhveshjes. Francezi ka reaguar për kthimin e Ramos në vendlindjen e tij, Seville. “Paç fat, miku im. Mbreti është rikthyer”, ka shkruar 7-ta e PSG-së në rrjetet e tij sociale.

Sergio Ramos ka pritur thirrjen nga Sevilla gjatë gjithë merkatos së transferimeve. Pasi hodhi poshtë ofertën e Arabisë Saudite, mbrojtësi nuk donte ta përfundonte karrierën e tij pa këtë mundësi të fundit. 

“Fati ia ka dhënë. Ai kthehet në shtëpi 18 vite më vonë. “Ishte një borxh jo vetëm me veten time, por edhe me familjen time, me gjyshin tim, i cili më bëri një tifoz të Sevillas që kur isha i vogël, me babain dhe me Puertën”, - u shpreh andaluziani pas mbërritjes.

Mbappe, pas nënshkrimit të Ramos me Sevillan: "Mbreti

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll