Sport

Çfarë ka thënë Salah në dhomën e zhveshjes së Liverpool-it

Pavarësisht këmbënguljes së Saudi Al-Itihad për nënshkrimin e anësorit, ylli egjiptian u kishte thënë shokëve të tij se ai do të qëndrojë në Anfield.

4 Shtator 2023, 20:35 Nga DOSJA
Çfarë ka thënë Salah në dhomën e zhveshjes

ANGLI - Liverpooli refuzoi të premten e kaluar, në ditën e fundit të tregut të transferimeve në ligat kryesore evropiane (jo në Arabinë Saudite, që përfundon më 7 shtator) një ofertë prej 175 milionë eurosh nga Al-Ittihad për Mohamed Salah dhe menjëherë doli në dritë se ky klub ishte gati të ngrinte ofertën në 233.5, që do ta bënte egjiptianin lojtarin më të shtrenjtë në histori. Tifozët e Liverpoolit kanë frikë se në fund Al-Ittihad do të jetë në gjendje të kapë atë që është një nga emblemat e 'të kuqve'.

Megjithatë, pas fitores 3-0 të Liverpool -it të dielën kundër Aston Villas së Unai Emery, Jürgen Klopp, trajneri i skuadrës së Anfield, ishte "plotësisht i qetë" për vazhdimësinë e Salah.

Sipas Daily Mail, përveç kësaj, Mohamed Salah, 31 vjeç, i cili mbërriti në klubin e Anfieldit në vitin 2017 nga Roma, u ka thënë bashkëlojtarëve se dëshiron të qëndrojë në Liverpool pavarësisht se merkato në Arabinë Saudite është ende e hapur dhe Al-Ittihad nuk heq dorë nga përpjekjet për të nënshkruar me sulmuesin, i cili shënoi golin e tretë të 'kuqve' ndaj Aston Villas.

Është edhe ajo që është konstatuar nga bisedat edhe hungarezi i Liverpool-it, Dominik Szosboszlai: “Sigurisht që ne flasim me njëri-tjetrin dhe Salah dëshiron të qëndrojë, ai dëshiron të jetë këtu me ne. Jemi të lumtur, kemi nevojë për njerëz si ai në ekip".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll