Sport

Mourinho e përndoqi dhe e fyu deri në parkingun e stadiumit arbitrin anglez, UEFA e cakton në ndeshjen Çeki-Shqipëri!

Qeveria europiane e futbollit ia ka besuar arbitrimin e ndeshjes anglezit Anthony Tailor, i cili konsiderohet edhe si gjyqtari më i zotë në Premier League.

4 Shtator 2023, 20:57 Nga DOSJA
Mourinho e përndoqi dhe e fyu deri në parkingun e stadiumit arbitrin

TIRANE - Shqipëria do të sfidojë Çekinë në ‘Fortuna Arena’ të Pragës mbrëmjen e 7 shtatorit me synimin për t’iu afruar edhe më shumë objektivit për një vend në Euro 2024, teksa rëndësinë e takimit e ka të qartë edhe UEFA.

Qeveria europiane e futbollit ia ka besuar arbitrimin e ndeshjes anglezit Anthony Tailor, i cili konsiderohet edhe si gjyqtari më i zotë në Premier League.

Së fundi Tailor ka arbitruar finalen e Europa Leagues mes Romës dhe Sevillas, ku u kritikua jo pak nga Joe Mourinho dhe mediat italiane, për disa vendime të dyshimta.

Edhe në Angli ka disa tifozeri që janë polemike ndaj Tailor, që gjithsesi mbetet një emër i respektuar i arbitrimit dhe  do të duhet të vendosë drejtësi në transfertën e kuqezinjve ndaj Çekisë. Ndihmës të tij do jenë anglezët Gary Besuick, Lee Bets dhe Craig Pauson. Republika Çeke-Shqipëri do të zhvillohet në orën 20:45 të 7 shtatorit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll