Sport

Jack Grealish dhe Trent Alexander-Arnold, tërhiqen nga Anglia…

Të dy të dëmtuarit, Jack Grealish dhe Trent Alexander-Arnold nuk do të marrin pjesë në grumbullimin e Anglisë që filloi të hënën.

5 Shtator 2023, 08:30 Nga DOSJA
Jack Grealish dhe Trent Alexander-Arnold, tërhiqen nga Anglia…

ANGLI - Jack Grealish dhe Trent Alexander-Arnold ishin të pranishëm këtë të hënë në “St. George's Park”, qendra stërvitore e kombëtares angleze, por dy ndërkombëtarët nuk qëndruan shumë atje. 

Ishtë koha që anësori i Manchester City-t dhe mbrojtësi i Liverpool-it të regjistrojnë dëmtimet e tyre, siç bën me dije Federata Angleze (FA).

Grealish nuk luajti në fitoren 5-1 të “Citizens” ndaj Fulham të shtunën, ndërsa Alexander-Arnold pësoi një dëmtim në fitoren 3-0 të “Reds” kundër Aston Villa të dielën. 

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate nuk ka në plan t'i zëvendësojë ata për dy ndeshjet e ardhshme, të shtunën në Poloni kundër Ukrainës, për kualifikimet në “Euro 2024”, pastaj në një miqësore kundër Skocisë, 12 shtator në Glasgow.

Në Grupin C , “Tre Luanët” janë deri tani janë në vendin e parë, pas katër ndeshjesh.

B.T (Dosja.a)

Sondazh

Poll