Aktualitet

Nxori emrat e VIP-ave ngelës/ Profesori hakërrehet ndaj Iris Luarasit: Ç’pedagoge je? Nuk funksionon etika

21 Tetor 2019, 09:33 Nga DOSJA
Nxori emrat e VIP-ave ngelës/ Profesori hakërrehet ndaj Iris Luarasit:

Tiranë- Iris Luarasi, pedagogia e Gazetarisë në Universitetit të Tiranës ka treguar emrat e personazheve VIP që i ka ngelur në klasë. Ajo nuk ka hezituar aspak për të treguar se ka ngelur në klasë Arbana Osmanin, Jonida Shehun, Erl Murati dhe Artan Hasanin.

Për këtë deklaratë të saj në Top Channel ka reaguar edhe Pedagogu dhe eksperti i ekonomisë, Ilir Ciko. Ai është shprehur se duhen vendosur rregulla që të mos cenohet e drejta e privatësisë.

Reagimi i plotë: 

Nuk e kam kuptuar asnjëherë se si një person që e quan veten pedagog mund të bëjë publike, madje me krenari dhe në emisione televizive, emra personash që i ka ngelur në lëndën e tij/saj, aq më tepër kur këta janë po aq, a në mos edhe më të njohur për publikun.

Kam 16 vite që kam përcjellë breza studentësh e në ato raste kur kam qenë i shtrënguar për të mos i kaluar, jam i sigurt që askush tjetër veç studentit dhe administratës së universitetit nuk është informuar për vlerësimin përkatës.

Nëse normat e etikës është vështirë të funksionojnë, besoj se duhen vendosur rregulla loje për të mos cenuar pa të drejtë privatësinë e të tjerëve.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arbana osmani erl murati ilir ciko iris luarasi arbana osmani erl murati ilir ciko iris luarasi

Sondazh

Poll