Aktualitet

Diplomimi i policëve të rinj, Lleshaj: Keni shpërblimin më të madh, mbështetjen e kominitetit (VD)

21 Tetor 2019, 09:27 Nga DOSJA
Diplomimi i policëve të rinj, Lleshaj: Keni shpërblimin më

TIRANË- Minsitri i Brendshëm Sandër Lleshaj nga ceremonia e diplomimit të studentëve që iu bashkuan sot policisë, tha se kjo është një shenjë e mirë pasi riptërihet Policia e Shtetit.

Lleshaj u shpreh se Policia duhet të rrihet dhe të modernizohet dhe kjo gjë do të nis shumë shpejt. Po ashtu ministri u dha dhe një mesazh policëve të rinj, duke thënë se ata nuk shpërblehen vetëm financiarisht, por dhe me duke marrë mbështetje nga komuniteti.

PJESË NGA DEKLARATA

Kjo prurje cilësore u bë pas përzgjedhjet nga mijëra kandidat, është një shenjë e e mirë dhe një ripërteritje e Policisë. Ne kemi policinë më të vogël në rajon, por ajo duhet të rritet në cilësi dhe sasi. Studentët, je keni kaluar dhe drojen e natyrshme që shoqëron të sapodiplomuarit, nga takimet që kam pasur kam konstatuar me kënaqësi se ju nuk keni kërkuar një nëpunës të mirë dhe serioz, por ju jeni këtu për siguri. Të punosh në Polici do të thotë shpirt sakrifice. Në radhët tuaja ka dhe bijë e bija të rënëve në krye të detyrës.

Shpërblimi juaj është i dyanëshm pasi ju nuk shprëbleheni vetëm financiarisht, por merrni dhe mbështetjen e komuniteti nqë është më e madhe se çdo gjë. Do hapim programe të reja për 600 policë të tjerë dhe 60 prej tyre do jenë nga radhët e studentëve ekselntë. Po ashtu do ketë dhe investime në kampusin e policisë dhe do vijojë dhe modernizimi i Policisë.

Sot është zhvilluar ceremonia e diplomimit për 402 oficerë të rinj të Policisë Kriminale dhe Patrullës së Përgjithshme. Ceremonia është mbajtur para ministrisë së Brendshme. Në ceremoni kanë marrë pejsë Lleshaj dhe drejtues të lartë të Policisë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet policet e rinj sander lleshaj policet e rinj sander lleshaj

Sondazh

Poll