Aktualitet

Vrau vjehrrën dhe u rrëfye te Hoxha, shtyhet vendimi për Marjana Çmetën, prokurori u emërua tek ‘Kushtetuesja’

21 Tetor 2019, 08:31 Nga DOSJA
Vrau vjehrrën dhe u rrëfye te Hoxha, shtyhet vendimi për Marjana

TIRANË– Gjykata e Krimeve të Rëndë ka shtyrë vendimin për Marjana Çmentën, e njohur si nusja që helmoi vjehrrën e saj dhe më pas u rrëfye tek Hoxha. 

Shkak për shtyrjen e vendimit është bërë mungesa e prokurorit të çështjes, Besnik Muçit, i cili u emërua dy ditë më parë si anëtari i parë i Gjykatës Kushtetuese. Për shkak të kësaj lëvizjeje, ende nuk ka një prokuror zëvëndësues. 

Seanca e radhës, ku pritet të bëhet mbrojtja dhe të jepet vendimi, do të mbahet me 4 nëntor ora 9:00, në të cilën Prokuroria kërkon 35 vite burg.

Marjana Çmeta helmoi me fotoksinë vjehrrën e saj, Lirie Lame, pas konflikteve që kishin pasur me njëra-tjetrën. Para togave të zeza ajo e ka mohuar të ketë lidhje me vrasjen duke u shprehur se nuk mban mend asgjë. 

Krimi i kryer nga Marjana, u zbulua falë këmbënguljes së Oltit, ish-bashkëshortit të saj, i cili zbuloi videon që kishte regjistruar hoxha, tek i cili nusja shtatzënë rrëfeu me detaje se si e helmoi vjehrrën. Ndonëse nuk jetonte me të, Marjana ishte e bindur që kjo e fundit i kish bërë magji dhe vendos ta vrasë. Bëhet fjalë për një rrëfim 72 minutësh, video e cila i shërbeu prokurorisë për të ngritur akuzën mbi nusen.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet marjana çmeta nusja vret vjehrrën prokuroria kerkon 35 vite burg per marjana cmeten marjana çmeta nusja vret vjehrrën prokuroria kerkon 35 vite burg per marjana cmeten

Sondazh

Poll