Bota

Sulmet ndaj Sirisë/ Erdogan: Turqia është atje sepse ata një pikë naftë e shohin si më të vlefshme se një pikë gjak

21 Tetor 2019, 10:42 Nga DOSJA
Sulmet ndaj Sirisë/ Erdogan: Turqia është atje sepse ata një

TURQI-  President turk, Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se  Turqia do të do të vazhdojë  sulmet ndaj sirisë për të shtypur kokat e luftëtarëve kurdë  nëse nuk tërhiqen nga një zonë e planifikuar e zonës së sigurt në veri të Sirisë.

Kujtojmë që prej të enjten e javës së kalaur, Turqia ra dakord të të pezullojë një ofensivë për pesë ditë që t’i lejonte kurdët të tërhiqeshin nga zona.

Ndërkohë të shtunën të dy palët akuzuan palën tjetër për shkeljen e armëpushimit.

Ankaraja i shikon forcat kurde si terroriste dhe dëshiron të krijojë një tampon “zonë të sigurt” brenda Sirisë.

Teksa ka folur sëfundmi për  TRT Wold Forum 2019 presidenti turk është  shprehur: Çdokush mund të gjendet në Siri, Irak, Afganistan, Libi, Afrikë, Ballkan me qëllime të tjera. Turqia është atje vetëm për shkak të unitetit të fatit që ka me vëllezërit e saj. Ky është një virtyt i madh që nuk mund ta kuptojnë ata që një pikë  nafte e shohin më të vlefshme se sa një pikë gjak. Gjatë periudhës 17-18 vjeçare të detyrës tonë ne si Turqi asnjëherë nuk jemi ulur dhe nuk do të ulemi në tryezë me një organizatë terroriste.

Erdogan theksoi gjithashtu se do të ketë një ristrukturim të institucioneve kryesore të sistemit global.

Burimi:  TRT 

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota armepushim ne siri erdogan siria turqia armepushim ne siri erdogan siria turqia

Sondazh

Poll