Bota

Mësuesit e nxënësit në Kosovë përshendetën si ushtar me flamurin turk, ministria nis hetimet

21 Tetor 2019, 10:07 Nga DOSJA
Mësuesit e nxënësit në Kosovë përshendetën si

KOSOVË- Dy ditë pas publikimit të fotos ku një grup nxënësish dhe mësuesit në Kosovë përshëndesnin si ushtar, ka nisur një hetim. Sipas mediave në Kosovë, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë reagoi ashpër ndaj rastit për mësuesin dhe fëmijët në një shkollë në Prizren, me flamurin e shtetit turk dhe duke bërë përshëndetje ushtarake.

Shkollat nuk janë hapësira për aplikimin e asnjë lloj ideologjie dhe abuzimi në këtë formë me fëmijët është në kundërshtim me konventat ndërkombëtare dhe me ligjet e aplikueshme në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Ministria po ashtu paralajmëroi se gjatë ditës së sotme do të dërgojë inspektorët e arsimit në shkollën në fjalë për të marrë informacione zyrtare rreth këtij rasti, në mënyrë që të kenë informacione të sakta për ta adresuar këtë rast dhe për të marrë masa ndaj përgjegjësve.

Po ashtu u bëhet thirrje mësuesve, nxënësit, prindërit dhe të gjithë komunitetin, që të reagojnë dhe ta paraqesin çdo rast të abuzimit me fëmijët, sepse vetëm në këtë mënyrë do të mund të mbrojmë fëmijët tanë nga çdo lloj rreziku që iu kanoset.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni flamur turk ne shkolla pershendetje ushtarake flamur turk ne shkolla pershendetje ushtarake

Sondazh

Poll