Bota

Gjenden në Egjipt 30 mumje të lashta, zbulimi më i madh i shekullit (VIDEO)

21 Tetor 2019, 06:40 Nga DOSJA
Gjenden në Egjipt 30 mumje të lashta, zbulimi më i madh i

EGJIPT- Në Egjipt ka ndodhur zbulimi më i madh i shekullit. Mediat ndërkombëtare raportojnë se janë gjetur 30 mumje të ruajtura në gjendje perfekte. Mumjet e lashta janë zbuluar në një grumbull varrezash të lashta në qytetin e Luksorit. Mumjet mendohet se janë rreth 3 mijë-vjeçare. Ato ishin të mbyllura në arkivole të drunjta me forma njerëzish. Këto arkivole janë karakteristikë e periudhës së faraonëve egjiptianë.

Mes trupave gjenden edhe ato të priftërinjve, por ka edhe trupa femrash dhe fëmijësh. Sipas arkeologëve, mumjet i përkasin shekullit të X para Krishtit, periudhë që i përket dinastisë faraonike të 22-të. Mësohet se ato do të ekspozohen vitin që vjen në një muze pranë Piramidave të Gizës.


Mostafa Waziri, sekretari i përgjithshëm i Këshillit Suprem të Antikiteteve tha për gazetarët se ky zbulim është më i madhi i këtij shekulli. “Zbulimi i fundit ishte në 1891, i udhëhequr nga arkeologë të huaj, por ky zbulim i 2019 është një zbulim egjiptian. Kjo është një ndjenjë e papërshkrueshme, betohem në Zot”, tha Waziri, raporton CNN.

Mumjet e lashta u zbuluan para tempullit të Hatshepsut në Luginën e Mbretërve bë Luxor. Mumjet u gjetën të mbështjella të gjita me leckë, gjinitë e tyre mund të identifikoheshin nga forma e duar në arkivol. Arkivolet e gdhendura me duar të hapura do të thoshin se ato ishin femra, nëse duart ishin në grushta ata ishin meshkuj.

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 30 mumje te lashta zbulimi me i madh i shekullit 30 mumje te lashta zbulimi me i madh i shekullit

Sondazh

Poll