Bota

I akuzuar për 84 vjedhje, arrestohet 53-vjeçari shqiptar në Spanjë

21 Tetor 2019, 07:39 Nga DOSJA
I akuzuar për 84 vjedhje, arrestohet 53-vjeçari shqiptar në

SPANJË- Një emigrant i paligjshëm në Spanjë është arrestuar i akuzuar për 84 vjedhje. Qytetari shqiptar po mbahej në një qendër internimi në Valencia. Oficerët thonë se ADN e tij u gjet në  një makinë që ata gjetën gjatë patrullimit në kuadër të operacionit policor.

Hetimesh filluan në fund të vitit 2018, pas disa raportimeve për vjedhje në disa shtëpi, ku metoda e grabitjes ishte shumë e ngjashme. Sulmuesit fillimisht zgjidhnin objektivat e tyre në pjesë të izoluara të Elche dhe Santa Pola, raporton euroweekynews. Pastaj kalonin pengesat rreth zonës dhe hynin nëpër shtëpi. Pasi hynin brenda banesave ata vidhnin para, stoli, orë dhe sende të tjera me vlerë.

Policia Komëtare në Spanjë filloi një një operacion ku përfshiheshin oficerët civilë dhe ata me uniformë. Patrullat e tyre shikonin për të huaj. Gjatë patrullimit ata vunë re një makinë që përputhej me përshkrimin e një makine të parë pranë disa banesave të vjedhura. Testet mjekoligjore gjetën ADN-në e shqiptarit brenda makinës. Shqiptari 53-vjeçar do të deportohet pasi të zgjidhte çështja penale kundër tij.

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota arrestohet shqiptari ne spanje i akuzuar per 84 vjedhje arrestohet shqiptari ne spanje i akuzuar per 84 vjedhje

Sondazh

Poll