Bota

“Tërbohet” shqiptari pas festës në Itali, dhunon barbarisht gruan në sy të miqve dhe përfundon në pranga

21 Tetor 2019, 09:35 Nga DOSJA
“Tërbohet” shqiptari pas festës në Itali, dhunon

ITALi- Mëria dhe zemërimi i një shqiptari ka arritur kulmin gjatë një feste ku morën pjesë dhjetëra njerëz. 50-vjeçari shqiptar duket se ka humbur durimin dhe ka ushtruar dhunë të tmerrshme ndaj bashkëshortes së tij. Sigurisht dhuna e ushtruar nuk ka shpëtuar pa u vënë re nga të pranishmit, përfshirë këtu një karabinier, i cili ishte i pranishëm në festë. Ishte ai që dha alarmin dhe ndërhyri personalisht për t’i dhënë fund dhunës së tmerrshme që bashkëshorti po ushtronte mbi gruan e tij.

Menjëherë ka ndërhyrë edhe patrulla dhe ka bërë të mundur identifikimin e 50-vjeçarit shqiptar. Ky i fundit është dërguar në kazermë dhe është mbajtur i arrestuar deri në mbrëmjen e djeshme. Mbrëmjen e djeshme u mbajt seanca për shqiptarin, pas së cilës u la lirë. Por gjykata i vendosi kusht këtij të fundit që të qëndrojë larg gruas së tij dhe padyshim larg shtëpisë ku ajo jeton me fëmijët e tyre, raportojnë mediat vendase.

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota terbohet shqiptari ne itali terbohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll