Bota

Mot i keq në Itali/ Përmbytet Milano, ‘black-out’ total në Liguria, 20 mijë vetëtima gjatë natës

21 Tetor 2019, 09:35 Nga DOSJA
Mot i keq në Itali/ Përmbytet Milano, ‘black-out’ total

ITALI– Veriu i Italisë është goditur nga stuhi të mëdha që kanë shkaktuar edhe përmbytje. Deri më tani qytetet që janë prekur nga furtuna, e cila ka shkaktuar edhe përmbyjte janë: Xhenova, Savona dhe Milano.

Vetëm gjatë natës, në gjithë rajonin e Ligurias, janë regjistruar më shumë se njëzet mijë vetëtima duke shkaktuar një black-out të zonës.

“Situata nuk paraqet ndonjë pikë të veçantë kritike. Ka pasur përmbytje por asgjë për t’u shqetësuar. Tani presim nëse do të ketë stuhi të tjera,“- tha ai Këshilltari Rajonal për Mbrojtjen Civile Giacomo Giampedrone.

Pas qetësimit të situatës, zjarrfikësit dhe autoritetet e tjera të emergjencës kanë nisur punën për nxjerrjen e ujit nga nënkalimet e përmbytura dhe parkingjet nëntokësore.

Lumi Seveso është afër daljes nga shtrati duke rrezikuar shumë zona në rrethina. Lumi Lambro është gjithashtu nën vëzhgim, në pjesën veri-lindore të qytetit por duket se për momentin nuk duket se shkakton shqetësim.

Si pasojë e përmbytjeve shumë prej udhëtimeve me tren janë anuluar duke bërë që të gjithë qytetet të izolohen përkohësisht deri në qetësimin e situtatës. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota itali moti i keq ne itali permbytet milano itali moti i keq ne itali permbytet milano

Sondazh

Poll