Bota

Dështimi i negociatave me BE-në/ Hashim Thaçi bashkohet me Soros, ftesa për debat

21 Tetor 2019, 05:50 Nga DOSJA

Kosovë Alex Soros, djali i miliarderit Xhorxh Soros, ka reaguar lidhur me refuzimin e hapjes së negociatave nga ana e Këshillit të Evropës për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ai akuzoi Bashkimin Evropian për Albanofobi, pas refuzimit që iu bë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Lidhur me këtë ka reaguar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke thënë se duhet të ketë një debat për marrëdhëniet midis Ballkanit dhe BE-së,

“Ne nuk duhet të lëmë asnjë tabu dhe të mos lejojmë që paragjykimet dhe stereotipet të na pengojnë të kemi një debat kuptimplotë për marrëdhëniet midis Ballkanit dhe BE-së. Në këtë dritë, unë mirëpres ftesën e Alex Soros për një debat të tillë.“, shkruan Hashim Thaçi në Twitter.

Dështojnë negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Donald Tusk konfirmoi se pas diskutimeve të gjata nuk vendos për një “PO”. Meta u shpreh se asgjë s’ka përfunduar dhe nuk duhet humbur shpresa. Ndërsa Hahn u shpreh se vendimi është një zhgënjim, BE nuk mbajti premtimin.

J.V/Dosja.al 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni alex soros dështojnë negociatat me be-në hashim thaci alex soros dështojnë negociatat me be-në hashim thaci

Sondazh

Poll