Aktualitet

U zhduk pa nam e nishan 24 vite më parë, flet djali i Remzi Hoxhës: Rama më dërgoi tek Saimir Tahiri, dëshmitari i vetëm

21 Tetor 2019, 08:23 Nga DOSJA
U zhduk pa nam e nishan 24 vite më parë, flet djali i Remzi

TIRANË– Djali i biznesmenit të zhdukur shqiptar nga Maqedonia e Veirut, Remzi Hoxha, Ardiani edhe pas 24 vitesh vazhdon kërkimet për gjetjen e trupit të të atit të tij.

Në 24-vjetorin e zhdukjes së biznesmenit, Ardiani ka treguar para mediave të gjitha hapat e ndjekur për zbardhjen e të vërtetës duke kontaktuar vetë me kryeministrin Edi Rama. Sipas Ardianit, Rama e kishte neglizhuar gjithmonë duke e lënë që të kontaktonte me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin.

Madje djali i Hoxhës ka dhënë edhe një emër për autoritetet shqiptare duke prentenduar që sipas kërkimeve të tij, Budjon Meçe fshihej pas vrasjes të së atit. Por pikërisht ai dëshmitar kyç kishte ndërruar jetë kohë më parë pa thënë atë që dinte para drejtësisë. 

Asnjë nga personat e marrë me çështjen e babait tim nuk e kanë ngitur zërin tani që janë në pushtet. Ramën e kam takuar dy herë dhe fillimisht na u tha se i duhej kohë deri sa të forconte pozicionin e tij dhe më pas të merrej me çështje. E takova sërish dhe i ofrova zgjidhje duke e kapur Budjon Meçjen. Më orientoi tek Saimir Tahiri dhe zoti Tahiri më tha të çoja gjithë informacionet për rastin. Kam edhe korrenspondecën me të. Shihet edhe përgjigjia e tij që do t’ja kalonte policisë por nuk është bërë asnjë në atë drejtim. Meçja nuk është gjallë më dhe kemi humbur rast që të gjejmë drejtësi. Edhe kjo pushtet dhe qeveri nuk ka qënë e interesuar që të zgjidhë rastin e babait tonë. Babai im humbi jertën në nder të kombit. Për të rritur presionin kemi filluar që të bëjmë edhe dokumentarë për jetën e tij,”-tha Ardiani para mediave. 

Historia e rrëmbimit

Paraditen e datës 21 tetor 1995, katër persona të prezantuar si punonjës të SHIK-ut kanë marrë me makinë biznesmenin shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha, teksa ky i fundit ndodhej në firmën e tij të duraluminit “Albatros”. Sipas dëshmitarëve, Remziu u fut në një makinë me ngjyrë të bardhë dhe pas askush nuk di se çfarë ka ndodhur me të. Por ato ditë u rrëmbyen edhe gazetari kosovar Avdyl Loshaj dhe biznesmeni sarandjot Ziso Kristopulli. Të mbijetuar nga torturat gjatë hetimeve të vitit 1997, ata rrëfyen se SHIK-u i kishte rrëmbyer dhe keqtrajtuar duke i akuzuar si agjentë të huaj. Për Remzi Hoxhën dëshmuan se ishte torturuar, por nuk dinin se ku kishte përfunduar.

Ish-punonjësi i SHIK-ut Budjon Meçe u dënua bashkë me Ilir Kumbaron por në momentin e fundit në gjyq mbërriti një “raport mjekësor” sipas të cilit Budjon Mece ishte “në gjendje koma në një spital privat” në Tiranë. Vendimi për të nuk u aktivizua, ndërkohë që Hoxha tha sot se nuk është më gjallë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ardian hoxha edi rama saimir tahiri zhdukja e remzi hoxhes ardian hoxha edi rama saimir tahiri zhdukja e remzi hoxhes

Sondazh

Poll