Aktualitet

Diplomohen 402 oficerët e rinj të Policisë, Lleshaj: Duhet trimëri për të luftuar krimin. Veliu bën bilancin për 2019-ë

21 Tetor 2019, 08:21 Nga DOSJA
Diplomohen 402 oficerët e rinj të Policisë, Lleshaj: Duhet

TIRANË- Ditën e sotme në një ceremoni  para ministrisë së Brendshme, janë diplomuar 402 oficerë të Policisë Kriminale dhe Patrullës së Përgjithshme te sheshi para Ministrisë së Brendshme. I pranishëm ishte edhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i cili u shpreh para oficerëve të rinj se duhet trimëri për të luftuar krimin.

402 djem e vajza i bashkohen radhëve të policisë së shtetit duke siguruar një moment ripërtëritje. 158 të tjerë përfundojnë studimet e larta dhe bëhen pjesë e trupës drejtuese, ndërkohë që 36 që i kanë përfunduar më parë përfundojnë kursin dhe i bashkohen strukturave të hetimit. Të punosh në Polici do të thotë shpirt sakrifice. Duhet trimëri për të luftuar krimin. Në radhët tuaja ka dhe bijë e bija të rënëve në krye të detyrës. Shpërblimi juaj është i dyanëshm pasi ju nuk shpërbleheni vetëm financiarisht, por merrni dhe mbështetjen e komuniteti që është më e madhe se çdo gjë. Do hapim programe të reja për 600 policë të tjerë dhe 60 prej tyre do jenë nga radhët e studentëve ekselntë. Po ashtu do ketë dhe investime në kampusin e policisë dhe do vijojë dhe modernizimi i Policisë.”, u shpreh Lleshaj. 

Por sheshi përpara Teatrit Kombëtar dhe Ministrisë së Brendshme u nda sot në dysh, në njërën anë qëndruan artistët protestues dhe në anën tjetër të rinjtë policë  të sapodiplomuar.

Artistët u shprehëm kjo po ndodh është një provokim i drejtpërdrejtë ndaj tyre. Por nuk pati asnjë përplasje gjatë ceremonisë e cila gjati përreth një orë.

J.V/ Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ceremonia për diplomimin e oficerëve edi rama policet e rinj shembja e teatrit kombëtar ceremonia për diplomimin e oficerëve edi rama policet e rinj shembja e teatrit kombëtar

Sondazh

Poll