Aktualitet

Mbillnin drogë në parcelat e Vlorës/ Gjykata lë në burg 7 të arrestuarit e operacionit “Vjeshta”(EMRAT)

21 Tetor 2019, 07:57 Nga DOSJA
Mbillnin drogë në parcelat e Vlorës/ Gjykata lë në burg

Vlorë-Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për 7 të arrestuarit nga operacioni “Vjeshta”.

Në burg janë lënë: Mario Veizaj, 22 vjeç, Romeo Likaj, 29 vjeç, Cerçiz Velaj, 33 vjeç, Enton Likaj, 38 vjeç, Daniel Nikaj, 22 vjeç, Altin, (Shkëlzen Veizaj) dhe Antonio Veizaj 27 vjeç. Ata akuzohen për veprën penale ‘Kultivimi i bimëve narkotike’ dhe ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve kryer në bashkëpunim’. Relator i çështjes ka qenë gjyqtari Arqile Basho, ndërsa masa e dhënë për të shtatë personat është arrest me burg.

Pak ditë më parë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, reparti “Shqiponja”, efektivë të Policisë së Vlorës,  finalizuan operacionin “Vjeshta”. 7 persona u  arrestuar, ndërsa 3 të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi akuzohen se kanë kultivuar kanabis me njëri-tjetrin në fshatrat e Vlorës.

Operacioni vjen një ditë pas arrestimit të të fortit të Selenicës, Tesilvan Basho, i cili u kap në një bilardo dhe pritet të ekstradohet në Itali, pasi është dënuar për vrasjen e dy prostitutave në shtetin fqinj.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet antonio veizaj cerciz velaj enton likaj lihen në burg 7 të arrestuarit në vlorë operacioni vjeshta romeo likaj antonio veizaj cerciz velaj enton likaj lihen në burg 7 të arrestuarit në vlorë operacioni vjeshta romeo likaj

Sondazh

Poll