FOTOT/ Rama takohet me Ministren e Jashtme kanadeze: Kënaqësi të mikprisja
Mélanie Joly dhe Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama është takuar ditën e sotme me Ministren e Jashtme kanadeze M&e...
Konferenca e Kryetarëve nuk arriti në një konsensus politik të premten për miratimin e kalendarit e punimeve të sesionit të ri parlamentar që nis javën e ardhshme.
TIRANË- Kuvendi njoftoi se “Konferenca nuk ra dakord për miratimin e programit dhe kalendarit të punimeve të Kuvendit dhe çështja i kaloi seancës plenare”. Mbledhja u mbajt pa praninë e mediave por burime nga Kuvendi thanë për BIRN se debati u fokusua tek rendi i ditës së seancës së parë për këtë sesion.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi kërkoi që kjo seancë t'i kushtohej problemeve të zgjedhësve, sipas praktikës parlamentare të përfundimit të “Javës së gjelbër” që ishte në javën e fundit të sesionit të kaluar.
Ky rend dite parashikon disa orë diskutime të lira të deputetëve pasi “Java e gjelbër” i kushtohet takimeve të tyre me zgjedhësit në zonat elektorale. Përfaqësuesit e Partisë Socialiste kanë kundërshtuar me argumentin se seanca e parë e një sesioni të ri parlamentar ka natyrë ceremoniale dhe nuk mund të jetë një seancë e zakonshme parlamentare.
Në kalendarin e punimeve të këtij sesioni parlamenti pritet të zgjedhë Avokatin e ri të Popullit, që mbetet peng i mosmarrëveshjeve politike prej më shumë se një viti e gjysëm. Vetëm 7 nga 15 kandidatët për këtë detyrë kanë depozituar në Kuvend firmat e 28 deputetëve për vijimin e garës, ndërsa emri që do të arrijë të marrë votat e 3/5 e të gjithë anëtarëve pritet të dalë nga një marrëveshje politike mes palëve.
Një konsensus politik kërkon edhe rikonfigurimi dhe dhënia e një mandati të ri për Komisionin e Posaçëm për Reformën Zgjedhore, që ka një strukturë bipartizane. Ky komision u ngrit që në shkurt 2022, por ka bërë vetëm dy mbledhje deri më tani dhe pavarësisht mungesës së produktit, Kuvendi i ka dhënë atij mandat të ri çdo 6 muaj.
Debate politike pritet të ketë për projektligjin e ri të qeverisë për lojërat e fatit, që rikthen bastet sportive online. Në relacionit shoqërues të këtij projektligji qeveria pretendon se po e formalizon tregun e lojërave të fatit për këtë kategori loje, i cili është ushtruar në mënyrë të paligjshme që prej vitit 2018, kur u ndalua si aktivitet.
Në muajin korrik mazhoranca miratoi me forcën e kartona disa ligje të kontestuara nga opozita dhe grupime të shoqërisë civile, si ligji që parashikonte masa ndaluese për mjekët e rinj, ai për legalizimin e kanabisit mjekësor dhe një ligj që i jepte mundësinë të qëndronte për një mandat të dytë në krye të Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushit, një ish-politikan në karrierë.
Marrë nga Reporter.al
Mélanie Joly dhe Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama është takuar ditën e sotme me Ministren e Jashtme kanadeze M&e...
Fatos Nano TIRANË- Ish-kryeministri Fatos Nano i është përmirësuar gjendja shëndetësore në spital. Neës24 thek...
Dumani dhe Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha hodhi akuza të rënda ndaj kryeministrit Rama dhe ministrit t&eum...
Fatos Nano TIRANË- Prej 9 ditësh i intubuar, ish-kryeministri Fatos Nano vazhdon të jetë në gjendje jo të mirë shën...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në protes...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në takimin me koordinatorët e PD së Rithemelimit, tha se dokumen...
KUKËS- Kolegji Zgjedhor i ka kërkuar Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve ta shqyrtojë padinë e PD-së, e cila kërk...
Gazment Bardhi TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ndau me gazetarët detajet nga mbledhja e parë për kët&e...
Toni Gogu TIRANË- Partia Socialiste dhe Partia Demokratike nuk arritën një konsensus për diskutimet në seancën e ardhshme ple...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i uroi shërim të shpejtë Fatos Nanos, i cili prej disa ditë...