Politike

Përmirësohet gjendja shëndetësore e Fatos Nanos: Rehabilitimi është i ngadaltë

Po ashtu theksohet se rehabilitimi i Nanos është i ngadalshëm dhe i vështirë.

1 Shtator 2023, 16:22 Nga I.A
Përmirësohet gjendja shëndetësore e Fatos Nanos:
Fatos Nano

TIRANË- Ish-kryeministri Fatos Nano i është përmirësuar gjendja shëndetësore në spital. Neës24 thekson se Nanos i është bërë ndërhyrje lehtësuese për frymëmarrjen. Po ashtu theksohet se rehabilitimi i Nanos është i ngadalshëm dhe i vështirë.

“Sakaq bëhet me dije se rehabilitimi është i ngadalshëm dhe i vështirë pasi kërkon ndërgjegjësim dhe bashkëpunim nga pacienti”, thuhet në njoftim.

Ish kryetari i PS-së prej të enjtes, 24 gusht 2023, ndodhet i shtruar në një spital privat në Tiranë. Ish kryeministri ishte shoqëruar me ambulancë më 24 gusht nga shtëpia e tij në spital pasi kishte pasur probleme me frymëmarrjen./Dosja.al

fatos nano fatos nano ne spital

Sondazh

Poll