Politike

Berisha: I uroj Nanos shërim të shpejtë! Rama është Jagoja e tij, nuk lë fatkeqësi pa përdorur

Berisha theksoi se dënon me ashpërsi të madhe fasadën e Ramës, i cili një ditë më parë dekoroi Nanon me "Kordonin e Madh me Yll të Mirënjohjes Publike".

1 Shtator 2023, 12:33 Nga A.B
Berisha: I uroj Nanos shërim të shpejtë! Rama është
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i uroi shërim të shpejtë Fatos Nanos, i cili prej disa ditësh është shtruar në spital. Gjatë konferencës me gazetarët, Berisha theksoi se dënon me ashpërsi të madhe fasadën e Ramës, i cili një ditë më parë dekoroi Nanon me "Kordonin e Madh me Yll të Mirënjohjes Publike".

Sipas Berishës, e gjitha ishte një fasadë dhe një shfrytëzim i momentit.

DEKLARATA:

Me gjithë sinqeritetin dhe me gjithë zemër, i uroj Fatos Nanos, shërim të shpejtë dhe të plotë. Ta kalojë këtë situatë jo të lehtë dhe të rikthehet në familjen e tij. Nuk dua të shkoj më tej, se po të shkoj më tej, do të dënoja me ashpërsinë më të madhe fasadën e Jagos, se nëse kishte një Jago, Edi Rama ishte Jago i Fatos Nanos, të themi të vërtetën.

Të të qajë Jagoja, Zoti është i madh, nuk kam çfarë them tjetër. Çfarë mirënjohje nga Rama për Nanon? Vetëm mirënjohje nuk ekziston për atë mbi tokë. Nuk ka moment fatkeqësie që Edi Rama të mos e përdorë për qëllime të veta. Kur përdor edhe të tjera, se nuk po hyj t’i numëroj. Se disa janë krime të mirëfillta në kodin e etikës medikale, etj me radhë. Ai përbën një Jago dhe e ka të qartë çdo socialist i vërtetë shqiptar, që ka pasur integritetin të mbetet socialist dhe të shndërrohet në rilindës. Rilindësit janë sekt i veçantë.

fatos nano sali berisha

Sondazh

Poll