Sesioni i ri parlamentar/ Bardhi: PS nuk pranoi kërkesën e opozitës! Nesër s’ka mbledhje të Kuvendit Kombëtar të PD-së
Gazment Bardhi TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ndau me gazetarët detajet nga mbledhja e parë për kët&e...
Kolegji vendosi se Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve duhet të marrë vendim përfundimtar në lidhje me kërkesën ankimore Nr.93, datë 20.08.2023, të depozituar nga “Partia Demokratike e Shqipërisë”, brenda 2 ditëve nga njoftimi i vendimit të arsyetuar.

KUKËS- Kolegji Zgjedhor i ka kërkuar Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve ta shqyrtojë padinë e PD-së, e cila kërkoi të përfaqësohet në zgjedhjet e 24 shtatorit në Kukës nga dy anëtarë në KZAZ dhe jo një të vendosur nga KQZ.
Edhe pse KAS e kundërshtoi, Kolegji Zgjedhor e pranoi padinë. Kolegji vendosi se Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve duhet të marrë vendim përfundimtar në lidhje me kërkesën ankimore Nr.93, datë 20.08.2023, të depozituar nga “Partia Demokratike e Shqipërisë”, brenda 2 ditëve nga njoftimi i vendimit të arsyetuar.
Vendimi:
Sot, më datë 01.09.2023, ora 09:00, trupi gjykues i Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor, i përbërë nga gjyqtarët:
1. Marsela Dervishi (Relatore);
2. Sokol Ibi (Anëtar);
3. Manjola Xhaxho (Anëtare);
4. Esmeralda Xhili (Anëtare);
5. Edlira Petri (Anëtare);
Në seancë gjyqësore të zhvilluar në ambientet e Gjykatës Administrative të Apelit, në adresën: Rr. “Ismail Qemali”, Tiranë, pasi shqyrtoi ҫështjen Nr.37 Regj.Themeltar, Datë 29.08.2023 Regjistrimi, me:
PADITËS: Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga z. Indrit Sefa.
I PADITUR: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve – KQZ, përfaqësuar nga znj. Ina Osmanaj dhe z. Erion Meta.
PERSON I INTERESUAR: Partia e Lirisë, përfaqësuar nga z. Altin Kaziaj.
OBJEKTI: Shfuqizimi i vendimit nr. 179, datë 22.08.2023, të KAS “Për mospranimin për shqyrtim të kërkesës ankimore nr. 93, datë 20.08.2023, të depozituar nga “Partia Demokratike e Shqipërisë”.
Detyrimin e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) të marrë vendim, lidhur me kërkesën ankimore nr. 93, Dt. 20.08.2023, depozituar nga subjekti “Partia Demokratike e Shqipërisë”.
BAZA LIGJORE:Nenet 21, 64, 65 dhe 66, 124, 124/1, 145 e në vazhdim të Kodit Zgjedhor;
Nenet 1 dhe 2 të Udhëzimit nr. 01, datë 23.12.2020 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Për përcaktimin e rregullave për depozitimin e verifikimin e dokumentacionit të kandidimit, afatet për publikimin e listave të kandidatëve dhe miratimin e modeleve të kandidimit”.
Për dijeni, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, me Vendim nr.179, datë 22.08.2023, objekt i kërkesë-padisë së mësipërme, ka vendosur:
“Mospranimin për shqyrtim të kërkesës ankimore nr. 93, datë 20.08.2023, të paraqitur nga “Partia Demokratike e Shqipërisë”.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Bazuar në pikën 1 të nenit 145 të Kodit Zgjedhor, kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Kolegjin Zgjedhor Gjyqësor pranë Gjykatës Administrative të Apelit, brenda 5 ditëve nga shpallja e tij, sipas përcaktimit të pikës 2 të nenit 152 të Kodit Zgjedhor”.
me Vendimin Nr. 34, datë 01.09.2023, Kolegji Zgjedhor Gjyqësor, me shumicë votash,
Vendosi:
1. Pranimin e padisë.
2. Shfuqizimin e Vendimit Nr.179, datë 22.08.2023, të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve “Për mospranimin për shqyrtim të kërkesës ankimore Nr.93, datë 20.08.2023, të depozituar nga “Partia Demokratike e Shqipërisë”.
3. Detyrimin e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve të marrë vendim përfundimtar në lidhje me kërkesën ankimore Nr.93, datë 20.08.2023, të depozituar nga “Partia Demokratike e Shqipërisë”, brenda 2 ditëve nga njoftimi i vendimit të arsyetuar.
4. Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen palës së paditur.
5. Ky vendim është i formës së prerë dhe ndaj tij nuk lejohet ankim.
6. U shpall në Tiranë më datë 01.09.2023.
Gazment Bardhi TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ndau me gazetarët detajet nga mbledhja e parë për kët&e...
Toni Gogu TIRANË- Partia Socialiste dhe Partia Demokratike nuk arritën një konsensus për diskutimet në seancën e ardhshme ple...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i uroi shërim të shpejtë Fatos Nanos, i cili prej disa ditë...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Berisha ka deklaruar se është vendosur mes të tjerash që të vazhdohe...
Vetëm 27 për qind e të anketuarve i japin sistemit arsimor në Gjermani vlerësimin më të mirë. Në vitin 2014, nj&e...
Sali Berisha TIRANË-Kryetari i PD, Sali Berisha, foli për çështjen "Rama-McGonigal" në mbledhjen e sotme me Grupin parlamentar t...
Melanie Joly dhe Olta Xhaçka TIRANË- Ministrja e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Melanie Joly ndodhet në Tiran&eum...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme para deputetëve të PD-së, se kryemin...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se PD do të nisë këtë sesion të ri parlamenta...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se Rama është turpi i Shqipërisë dhe shqiptarë...