Politike

Ish-kryeministri Fatos Nano i nënshtrohet operacionit në trake

Gjendja e tij shëndetësore nuk duket e mirë, por që nga shtrimi i tij është përkeqësuar. 

1 Shtator 2023, 13:36 Nga k.m.
Ish-kryeministri Fatos Nano i nënshtrohet operacionit në trake
Fatos Nano

TIRANË- Prej 9 ditësh i intubuar, ish-kryeministri Fatos Nano vazhdon të jetë në gjendje jo të mirë shëndetësore. Sipas "Gazeta Si", mjekët e tij kanë treguar se i kanë bërë një ndërhyrje kirurgjikale në trake duke i vendosur një tub plastik, që po e ndihmon në furnizimin me oksigjen. E sipas të njëjtave burime, gjendja e tij shëndetësore nuk duket e mirë, por që nga shtrimi i tij është përkeqësuar. 

Të enjten e 24 gushtit 2023, Nano u shoqërua me ambulancë nga shtëpia e tij për në spital pasi kishte pasur probleme me frymëmarrjen. Deri më tani të gjitha informacionet janë bërë me dije nga mjekët, ndërsa familja ende është "frenuar" nga daljet publike.

 

fatos nano

Sondazh

Poll