Politike

Sesioni i ri parlamentar/ Bardhi: PS nuk pranoi kërkesën e opozitës! Nesër s’ka mbledhje të Kuvendit Kombëtar të PD-së

Bardhi u shpreh se në 2 shtator nuk ka mbledhje të Kuvendit Kombëtar, ndrysh nga çfarë ka thirrur Lulzim Basha, i cili sipas tij nuk është kryetar i PD-së.

1 Shtator 2023, 13:08 Nga A.B
Sesioni i ri parlamentar/ Bardhi: PS nuk pranoi kërkesën e
Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ndau me gazetarët detajet nga mbledhja e parë për këtë sesion të ri parlamentar të konferencës së kryetarëve. Bardhi bëri me dije lidhur me kërkesën e demokratëve për mazhorancën socialiste.

“Grupi i parlamentar i PD kërkoi që në këtë seancë të parë të mos jetë thjesht ceremoniale, për shkak se ka çështje me interes të lartë publik dhe të kishim mundësi të realizonim çështjen e mbartur nga sesioni i shkuar që lidhet me problematikat e zgjedhësve. Kolegët e mazhorancës nuk kishin hallin e zgjedhësve dhe nuk e pranuan kërkesën e opozitës. I gjithë halli i tyre ishte Asambleja Socialiste e njoftuar në po të njëjtën ditë pasdite. Hallet e Ramës dhe qeverisë së tij nuk duhet të jenë hallet e qytetarëve. Ne jemi në parlament për interesat e qytetarëve dhe parlamenti duhet të jetë vendi ku ngrihen shqetësimet e hasura gjatë kësaj periudhe. Kjo është çështja që na ndau” .

Po ashtu, ai u shpreh se në 2 shtator nuk ka mbledhje të Kuvendit Kombëtar, ndrysh nga çfarë ka thirrur Lulzim Basha, i cili sipas tij nuk është kryetar i PD-së.

"Nuk kam dijeni se çfarë bën zoti Basha, ajo që di unë me siguri është që nesër nuk ka Kuvend Kombëtar të Partisë Demokratike. Secili deputet është i lirë të mendojë çfarë të dojë brenda kampit opozitar.

Kjo duhet të jetë një çështje e brendshme e Partisë Demokratike. Unë nuk jam personi kompetent për të pranuar dhe për të përjashtuar nga Grupet Parlamentare deputetë. Për momentin nuk ka kryetar të Partisë Demokratike. Që konflikti të zgjidhet duhet që secili prej nesh të heq dorë nga interesat personale.

Përballë nuk kemi një kundërshtar jo të lehtë, por një kundërshtar që sillet si mafje. Nëse ne jemi të pa aftë për të zgjidhur hallet brenda vetes imagjino çfarë mesazhi mund të dërgojmë"

gazment bardhi

Sondazh

Poll