Aktualitet

‘Po bënte manovra në autostradë’, reperi Finem përplas dy “X5” nga pakujdesia, dalin pamjet nga aksidenti (Foto)

21 Tetor 2019, 07:23 Nga DOSJA
‘Po bënte manovra në autostradë’, reperi Finem

Reperi i njohur shqiptar, Finem është përfshirë në një aksident automobilistik në autostradën Tiranë-Durrës.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, ndërsa reperi, i cili drejtonte një automjet tip “BMW X5”, me ngjyrë të bardhë.

Një qytetar ka dërguar pamje nga vendi i ngjarjes në redaksinë e JOQ Albania, ku jep dhe detaje se si ka ndodhur aksidenti.

Sipas mesazhdërguesit, reperi ka bërë disa manovra në autostradë, por ky veprim i ka bërë “gjëmën”, pasi ka përplasur dy automjete të tjera tip “BMW X5.

Qytetari thekson se të tre automjetet kanë pësuar dëmtime, ndërsa thekson se reperi u largua pas aksidentit.

Mesazhi i plotë:

Prsh joq ky reperi tirones Finem, aksident ne autastraden Tirane durres. Me duket se nje pasagjer shoku i tij i shendoshe pak i tronditur kurse ai Finemi, Iku Direkt? Ai finemi duke be manovra,u ngul. Ai i ra makinave dhe ato u demtuan te treja. Tre x5, e bardh e kuqe dhe nje kafe.”

Reperi Finem njihet për disa hite të suksesshme në tregun muzikor shqiptar, si “Benzi” apo “K.P.T”.

Marrë nga JOQ

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksidentohet finem autostrada tirane-durres finem aksidentohet finem autostrada tirane-durres finem

Sondazh

Poll