Politike

Berisha: Grupi ynë po bën negociata me grupin e Bardhit të arrijmë bashkim masiv

Berisha tha se është i hapur për çdo diskutim me këdo deputet, përveç Bashës dhe Alibeajt. 

1 Shtator 2023, 12:15 Nga A.B
Berisha: Grupi ynë po bën negociata me grupin e Bardhit të
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Berisha ka deklaruar se është vendosur mes të tjerash që të vazhdohen negociatat me Gazment Bardhin dhe grupin e tij. Gjatë konferencës me gazetarët, Berisha tha se është i hapur për çdo diskutim me këdo deputet, përveç Bashës dhe Alibeajt. 

DEKLARATA E BERISHËS:

E vërteta është që grupi me unanimitet të plotë, pas diskutimit të secilit, të çdo anëtari, ishte i mendimit që të vazhdojnë negociatat me deputetët e tjerë, me Gaz Bardhin, kryetarin e grupit dhe të tjerë, me qëllimin më të mirë, arritjen e një bashkimi.

Kjo pasi konstatohet se ky vullnet ekziston nga të gjitha palët, dhe unë e quaj këtë vendim të grupit, një vendim në vlerësimin tim, të drejtë, në përputhje me interesat e PD-së, anëtarëve dhe simpatizantëve të saj.

Me zotin Bardhi dhe çdo deputet tjetër, përveç Alibashës dhe Lul Pengut, kjo parti është dhe do jetë e hapur për diskutim. Dhe nuk ka kush pse të ma dijë për nder se është partia e demokratëve. Ata të dy e kanë nxjerrë veten jashtë, janë shndërruar në pengje të Edi Ramës. Çdo propozim që vjen nga ata që vendosin të punojnë mbi baza realiste për pajtimin dhe bashkimin, konsiderohet me seriozitet. Çdo propozim vlerësohet dhe konsiderohet me seriozitet të madh.

Se çfarë përfaqëson Basha, është bërë e qartë për çdo qytetar shqiptar. Ai përfaqëson mirëfilltas një peng të Edi Ramës, me qëllime të caktuara. Por pozitivja është se nuk ka shqiptar që nuk e ka kuptuar se ai është pengu i Edi Ramës. Ai dhe një grup i vogël që e ndjekin, janë të zbrazur nga çdo lloj integriteti moral, politik, etj.
Pengu përfaqëson mjeranin, njeriun më të mjerë.

sali berisha

Sondazh

Poll