Politike

Ministrja Kanadeze në Tiranë! Xhaçka: Forcim i marrëdhënieve Shqipëri-Kanada, Joly: E ardhmja e Shqipërisë është në BE

Xhaçka theksoi se Joly ka ndikuar në intensifikimin e këtyre marrëdhënieve duke mundësuar investime kanadeze në Shqipëri.

1 Shtator 2023, 10:47 Nga f.i
Ministrja Kanadeze në Tiranë! Xhaçka: Forcim i
Melanie Joly dhe Olta Xhaçka

TIRANË- Ministrja e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Melanie Joly ndodhet në Tiranë në kuadër të një vizite zyrtare. Joly ka takuar Ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme të vendit Olta Xhaçka, ku në një deklaratë të përbashkët për mediat, dy homologet kanë theksuar forcimin e marrëdhënieve Shqipëri-Kanada.

Xhaçka tha se ministret diskutuan për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve në fusha të ndryshme. Gjithashtu Xhaçka theksoi se Joly ka ndikuar në intensifikimin e këtyre marrëdhënieve duke mundësuar investime kanadeze në Shqipëri.

“Ministrja Joly ka kontribut të dorës së parë në intensifikimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Diskutuam për mundësitë për të rritur praninë dhe investimet kanadeze në Shqipëri, vlerësova rëndësinë e riaktivizimit të Fondit Kanadez për Iniciativat Lokale për të mbështetur programe të ndryshme. Pjesë e diskutimeve edhe Marrëveshja e Sigurimeve Shoqërore ndërmjet Shqipërisë dhe Kanadasë. Shprehëm mbështetjen tonë të palëkundur për sovranitetin e Ukrainës si dhe konstatuam nevojën për të forcuar koordinimin tonë dypalësh, me vendet e njëmendta dhe partnerët tanë në NATO. Diskutuam për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe forcimin e mëtejshëm të tyre në fusha me interes të përbashkët. Vizita e Ministres kanadeze është shprehje e vullnetit për ta zhvilluar në mënyrë intensive bashkëpunimintonë. 35 vite marrëdhënie diplomatike, relatat Shqipëri-Kanada kanë njohur rritje të vazhdueshme. Roli dhe kontributi i Kanadasë në arenën ndërkombëtare është rritur dukshëm”, -tha Xhaçka.

Ndërkohë në fjalën e saj ministrja Joly i uroi fat të mbarë Shqipërisë në drejtimin e Këshillit të Siguirimit dhe ritheksoi marrëdhëniet e forta Shqipëri-Kanada. Joly u shpreh se do të nënshkruhet një marrëveshje për mbrojtjen e investimeve kanadeze në vendin tonë.

“Do të doja të shfrytëzoja rastin për të folur për aderimin në BE. Kanadaja nuk është anëtare në Bashkimin Europian, por jemi miq si me Shqipërinë, si me Bashkimin Europian. Besoj se e ardhmja e Shqipërisë është në BE”, tha Joly.

olta xhacka mélanie joly

Sondazh

Poll