Sport

“Skandali Rubiales”, presidenti Infantino: "Ajo nuk duhet të kishte ndodhur kurrë"...

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka reaguar për herë të parë mbrëmjen e së enjtes në Instagram për aferën e puthjes së shefit të federatës spanjole, Luis Rubiales.

1 Shtator 2023, 09:00 Nga DOSJA
“Skandali Rubiales”, presidenti Infantino: "Ajo nuk duhet

ZVICER - Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka reaguar për herë të parë të enjten mbrëma ndaj rastit e shefin e federatës spanjole, Luis Rubiales, i cili puthi me forcë lojtaren e kombëtares spanjole Jenni Hermoso gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve në Kupën e Botës, pas fitores kundër Anglisë (1-0) më 20 gusht. 

“Festimet e merituara të atyre kampioneve të mrekullueshme u prishën nga ajo që ndodhi pas fishkëllimës së fundit,- ka shkruar ai në Instagram, - dhe me atë që vazhdoi të ndodhte në ditët në vijim. Kjo nuk duhet të kishte ndodhur kurrë”.

Në fund, kreu i FIFA-s theksoi se Kupa e Botës në Australi dhe Zelandën e Re "ka qenë Botërori më i madh dhe më i mirë i FIFA-s për femra në histori" dhe shfrytëzoi rastin për të uruar të gjithë pjesëmarrësit dhe për të përcjellë "një urim të veçantë për Spanjën".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll