Aktualitet

“Ti mund të zbutësh dhimbjen, bëhu e fortë!”, Braçe mesazh ngushëllimi Gjylametit për humbjen e të vëllait

21 Tetor 2019, 07:12 Nga DOSJA
“Ti mund të zbutësh dhimbjen, bëhu e fortë!”,

Tiranë- Elton Maçolli, vëllai i deputetes së Partisë Socialiste humbi jetën dy ditë më parë në një aksident të ndodhur në aksin Tiranë-Elbasan.

Për këtë lajm të trishtë, zv.kryeministri Erion Braçe i ka shprehur ngushëllimet publikisht deputes socialiste, Blerina Gjylametit.

Braçe i kërkon Gjylametit të bëhet e fortë, pavarësisht se dhimbja është e madhe.

Mesazhi i plotë i Erion Braçes.

Blerinë, mike;

Bëhu e fortë!

E di, është tmerr e rëndë,

një motër e një vëlla kaq pranë ne qiell,

kaq të rinj e familje te lumtura,

por duhet te qëndrosh e fortë!

Je ti tani për prindërit,

dhimbja e tyre është aq e madhe;

Je ti-kush tjetër, për nipër e mbesa të mitur që duhet të jetojnë, të rriten e të kenë një jetë të re mes dhimbjes pa fund!

Ti mund tua zbusësh,

ti mund tu japësh një jetë të re me kujtimin e fortë të prindërve që humbën.

Ti nuk ke nevojë për kurajo!

Je e tillë, kurajo!

Aksidenti: 

42-vjeçari ishte duke udhëtuar me mjetin e tij të modifikuar benzinë-gas, kur në një moment ka bërë një parakalim të gabuar dhe si pasojë është përplasur me një kamion. Rrjedhja e gazit ishte ajo që i morri jetën Maçollit, pasi makina e tij  u përfshi nga flakët.

Vetëm pak kohë më parë familja Maçolli ka humbur një prej vajzave të tyre. Vetë i ndjeri asokohe postonte një foto më të tria motrat e tij krahas të cilës shkruante: “Do na mungosh shumë motra jonë e madhe.”

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet blerina gjylameti erion brace vdes elton maçolli blerina gjylameti erion brace vdes elton maçolli

Sondazh

Poll