Aktualitet

Zvarritet gara për kryeprokuror, shtyhet sërish vendimi për Lulzim Alushajn, shkak mungesa e një gjyqtari

21 Tetor 2019, 06:51 Nga DOSJA
Zvarritet gara për kryeprokuror, shtyhet sërish vendimi për

TIRANË– Gjykata Administrative ka shtyrë për herë të dytë vendimin për avokatin Lulzim Alushaj, i cili u eliminuar nga gara për Kryeprokuror.

Shkak për shtyrjen e procesit më datë 25 tetor ka qënë mungesa e një prej gjyqtarëve të çështjes, i cili kërkoi leje pasi kishe një problem familiar.

Avokati Lulzim Alushaj u skualifikua nga KLP nga gara për kryeprokuror, pasi nuk plotësonte kushtin e pasjes 15 vjet përvojë pune si jurist. Alushaj e ankimoi vendimin për përjashtimin nga gara duke paditur Këshillin e Lartë të Prokurorisë në “Administrative.”

Vendimi për Alushajn po mban peng edhe procesin për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri. Kjo pasi deri në dhënien e një vendimi për të, procesi nuk mund të avancojë.

Përveç tij, kandidatë të tjerë për postin e kryeprokurorit janë prokurori i Krimeve të Rënda Olsjan Çela, prokurorja e Apelit të Tiranës Fatjona Memçaj, si dhe kryeprokurorja e përkohshme aktuale Arta Marku.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gara për kryeprokuror lulzim alushaj lulzim alushaj padit klp gara për kryeprokuror lulzim alushaj lulzim alushaj padit klp

Sondazh

Poll