Aktualitet

Alvin Berisha i zhdukur në kampin e Sirisë/ Mallkon Xhensila Myrtezaj: Zoti i paftë ata që ….

21 Tetor 2019, 06:30 Nga DOSJA
Alvin Berisha i zhdukur në kampin e Sirisë/ Mallkon Xhensila Myrtezaj:

Tiranë- Alvin Berisha është 11-vjeçari shqiptar që ka mbetur peng në kampet e Sirisë. Ende për të nuk dihet asnjë gjë.  I ati pak ditë më parë në një letër publike bëri thirrje qeverisë që të bëjnë përpjekje për gjetjen e të birit. Sipas tij nëse Alvinit i ndodh diçka, atëherë do të kërkojë llogari.

Për këtë histori i të dhimbshme ka reaguar edhe këngëtarja Xhensila Myrtezaj, e cila është shprehur në Instagram: “Të gjithë ata që kane sy për të parë, veshë  për të  dëgjuar, duhet të falënderojnë. Kushdo qoftë që ka pasur në dorë të bëjë diçka dhe nuk e ka bërë, ose kushdo që ka në dorë të bëjë diçka dhe nuk e bën, Zoti i paftë.”

Zhdukja e Alvin Berishës:

Para 5 vitesh nëna e Alvinit, rrëmbeu djalin dhe shkoi drejt Sirisë për t’u bashkuar me ISIS. Afrim Berisha, babai i tij ka pesë vite që e kërkon dhe nëpërmjet emisionit “Le Iene”, e gjeti të birin në Siri. Me të u takua vetëm njëherë, më 25 shtator të këtij, ku shkoi në Siri. Pas kësaj dite ai nuk di më gjë për të birin.  Tre ditë pas publikimit të investigimit të “Le Iene” për rastin e fëmijët 11 vjeç dha dorëheqjen edhe Genti Gazheli, ambasadori i Shqipërisë në Turqi.

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet alvin berisha historia e alvin berishes ne siri xhensila myrtezaj alvin berisha historia e alvin berishes ne siri xhensila myrtezaj

Sondazh

Poll