Aktualitet

FOTO/ Ishte duke ardhur në festën e Vetëvendosjes në Tiranë, Albin Kurti aksidentohet në afërsi të Rinasit

20 Tetor 2019, 18:18 Nga DOSJA
FOTO/ Ishte duke ardhur në festën e Vetëvendosjes në

TIRANË- Albin Kurti ishte sot në Tiranë në festën që organizonte Qendra në Shqipëri e Leivzjes Vetëvendosje për fitoren e zgjedhjeve në Kosovë. Para festës eskorta e Kryeministrit të zgjedhur në Kosovë është përplasur me një makinë Policie, por nuk ka pasur dëme në njerëz.

Sipas informacioneve mësohet se Kurti nga kthesa e Rinasit deri në Tiranë është sjell me makinën e Policisë, pasi  vetura e tij ka pësuar dëmtime në pjesën e përparme. Aksidenti është konfrimuar dhe nga zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje me anë të një postimi në Facebook, ku shkruan se nuk ka asnjë të lënduar. 

Sonte makina e Kryetarit të Lëvizjes Albin Kurti u aksidentua në një ndeshje zinxhirore të lehtë në Shqipëri kur po shkonte për te festa e fitores në Tiranë. Gjithçka është në rregull dhe asnjë njeri nuk është i lënduar. Aktivitetet vazhduan sipas axhendës dhe nuk ka vend për asnjë shqetësim“, shkruan zëdhënësi Arlind Manxhuka.

Siç shihet dhe nga foto ka qenë një automjet tip “Volvo” që ka goditur në anën e pasme një automjet policie.

Pas aksidentit Kurti ka vijuar festën me anëtarët e Vetëvendosjes në Tiranë, ku dha dhe një konferencë të shkurtër për mediat. Kurti u shpreh se shumë shpejt do të ketë një takim me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën. 

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksidentohet albin kurti albin kurti albin kurti ne tirane aksidentohet albin kurti albin kurti albin kurti ne tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Tetor 2019, 12:09

TIRANË- Regjisori dhe kompozitori i njohur shqiptar Osman Mula ka shpërthyer kundër Ramës teksa në lidhje me mosmarrjen e një date për hapjen e negociatave...