Aktualitet

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit jep alarmin: Nesër Policia rrethon teatrin, na ndihmoni

20 Tetor 2019, 19:22 Nga DOSJA
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit jep alarmin: Nesër Policia rrethon

TIRANË- Aleanca për Mrojtjen e Teatrit, e cila për më shumë se një vit po proteston kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, ka dhënë sot alarmin se nesër mund të rrethohet godina nga Policia.

Sipas Aleancës, Policia do jetë para oborrit të teatrit për një aktivitet të Kryeministrit, por nuk do të largohen më prej saj. “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit së bashku me mbështetësit e saj do të kalojnë sonte natën dhe nesër gjithë ditën brënda sallës dhe në sheshin e Teatrit Kombëtar, në mbrojtje të tij”, shkruhet në njoftim.

POSTIMI I PLOTË

Nesër paradite rreth orës 09.00 -10.00 Kryeministri Rama do të marrë pjesë ne ceremoninë e diplomomit të oficerëve të rinj të policisë e cila do të zhvillohet tek Ministria e Brëndshme para sheshit të Teatrit. Kjo ceremoni është zhvilluar çdo vit në ambjentet e Akademisë së Rendit. Nga informacionet që kemi do të vijnë forca të shumta policie, të cilat do të rrethojnë Teatrin Kombëtar nën justifikimin e ceremonisë për të mos e lëshuar më. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit së bashku me mbështetësit e saj do të kalojnë sonte natën dhe nesër gjithë ditën brënda sallës dhe në sheshin e Teatrit Kombëtar, në mbrojtje të tij. U bëjmë thirrje mbështetësve të kauzës së Teatrit të na bashkohen sot natën dhe sidomos nesër në mëngjes me praninë e tyre. Ne nuk do ta lëshojmë Teatrin.

Sheshi i Teatrit Kombëtar prej shkurtit të vitit të kaluar është sheshi ku protesothet kundër prishjes së tij. Një pjesë e artistëve janë kundër shembjes dhe një pjesë tjetër janë shprehur për një teatër të ri në vendin ekzistues. Maxhoranca nga ana tjetër është shprehur se Teatri do të ndërtohet dhe askush nuk e ndalon dot, duke akuzuar dhe artistët protestues si militant partie.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aleanca per mbrojtjen e teatrit policia rrethon teatrin protesta tek teatri kombetar shembja e teatri kombetar aleanca per mbrojtjen e teatrit policia rrethon teatrin protesta tek teatri kombetar shembja e teatri kombetar

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Tetor 2019, 12:09

TIRANË- Regjisori dhe kompozitori i njohur shqiptar Osman Mula ka shpërthyer kundër Ramës teksa në lidhje me mosmarrjen e një date për hapjen e negociatave...