Aktualitet

Makina nuk frenoi në kohë, si u aksidentua dje Albin Kurti në afërsi të Rinasit, përplasja me mjetin e Policisë (DETAJET)

21 Tetor 2019, 06:01 Nga DOSJA
Makina nuk frenoi në kohë, si u aksidentua dje Albin Kurti në

Tiranë- Albin Kurti, dje u aksidentua me mjetin e tij te rruga e Rinasit, pranë Kasharit, pasi eskorta e tij u përplas me një makinë Policie. Fatmirësisht nuk pati të lënduar por vetëm dëme materiale. Pas aksidentit Kurti vijoji festën me anëtarët e Vetëvendosjes në Tiranë, ku u shpreh se shumë shpejt do të ketë  edhe një takim me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.

Si ndodhi aksidenti? 

Eskortës që shoqëronte Kurtin i ka prerë rrugën një makinë që vinte nga rrugët dytësore, e cila ecte me shpejtësi të ulët. Tre automjetet e tjera kanë frenuar në kohë, por makina tip “Volvo” me të cilën ecte Albin Kurti ka frenuar me vonesë,  duke u përplasur me automjetin e policisë.

Siç shihet dhe nga foto ka qenë një automjet tip “Volvo” që ka goditur në anën e pasme një automjet policie.

Kurti nuk është lënduar. Atij i është ofruar edhe një autoambulancë, por është refuzuar pasi nuk kishte pësuar lëndime.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksidentohet albin kurti albin kurti ne tirane aksidentohet albin kurti albin kurti ne tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Tetor 2019, 12:09

TIRANË- Regjisori dhe kompozitori i njohur shqiptar Osman Mula ka shpërthyer kundër Ramës teksa në lidhje me mosmarrjen e një date për hapjen e negociatave...