Aktualitet

Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën drejtuesi i motoçikletës

20 Tetor 2019, 18:36 Nga DOSJA
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën drejtuesi i

TIRANË- Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur sot në mbrëmje në rrugën Tiranë-Elbasan, afër Farkës. Sipas një njoftimi nga Policia e Tiranës, mësohet se një automjet është përplasur me një motoçikletë dhe ka ndërruar jetë drejtuesi i motoçikletës.

Po ashtu bëhet me dije se drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat, ku po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore. “Policia rrugore po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, dhe shkakut të aksidentit”, shtohet në njoftim.

NJOFTIMI I POLICISË

Rreth orës 18:45 në Farkë automjeti me drejtues E. Ç është përplasur me një motoçikletë me drejtues L. M.,46 vjeç. Si pasojë e përplasjes dhe plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital, drejtuesi i motoçikletës shtetasi L. M.

Drejtuesi i automjetit shtetasi E. Ç është shoqëruar në komisariat për veprime të metejshme hetimore. Policia rrugore po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, dhe shkakut të aksidentit.

Sot janë përgjakut rrugët e Shqipërisë, pasi kanë ndodhur dhe dy aksidente të tjera me pasojë vdekjen. Një aksident ndodhi në Lushnje dhe një tjetër në Durrës, në afërsi të Shkëmbit të Kavajës. Po ashtu në një aksident me pasoja të lehta është përfshirë dhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti teksa po udhëtonte drjet Kosovës. Makina ku udhëtonte Kurti përplasi një patrullë të Policisë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 3 te vdekur nga aksidentet aksident ne tirane pergjaken rruget policia tirane 3 te vdekur nga aksidentet aksident ne tirane pergjaken rruget policia tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Tetor 2019, 12:09

TIRANË- Regjisori dhe kompozitori i njohur shqiptar Osman Mula ka shpërthyer kundër Ramës teksa në lidhje me mosmarrjen e një date për hapjen e negociatave...