Aktualitet

Masakra në pyjet e Librazhdit, Malltezi: Situatë për të qarë! Malet po kthehen në shkretëtirë

20 Tetor 2019, 15:55 Nga DOSJA
Masakra në pyjet e Librazhdit, Malltezi: Situatë për të

TIRANË- Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD Jamarbër Malltezi ka komentuar situatën  kaotike me pyjet në vend. Sipas tij, në Librazhd, Bulqizë dhe Ersekë po bëhet një masakër e vërtetë me mjedisin duke prerë pyje dhe pemë në kundërshtim me ligjin e moratoriumit.

 

 

Situata është shumë e rëndë. Po presin edhe pishën, që është e ndaluar.  Ahu, të cilat nuk kanë fuqi të madhe kalorifike, por që janë gati 100-vjeçarë. Situata është problematike. Malet po kthehen në shkretëtirë. Kemi ligj për moratoriumin, por kemi një situatë kriminale. Kemi probleme në pyjet e Bulqizës dhe Ersekës. Por edhe në Librazhd situata është e rëndë. Një situatë që të kapte të qari”, u shpreh Mallltezi në Syri TV.

Në letër ndalohet prerja, në terren se çfarë masakre po bëhet. Pyjet e Ersekës po kthehen në qymyr dhe po çohen në Greqi. Ka fabrika veleti, ku ka shkuar edhe vetë Taulant Balla që thotë “Bravo! Po rrisim ekonominë. Pyjet e Shqipërisë po kthehen në peletë dhe po shiten jashtë për milionat e disa personave. Kape dhe arresto Taulant Ballën. Arresto abuzuesit dhe të tregojnë atë ku shkojnë”, deklaroi Malltezi.

Pak ditë më parë, Malltezi ishte në zonën e Librazhdit, më saktë në fshatin e lindjes së kryetarit të Grupit Parlamentar socialist Taulant Balla, nga ku denoncoi masakrën që po bëhet me pyjet e kësaj zone. Ndërkohë që në ditët në vijim do të vijohet me denoncimin edhe sa i përket situatës me pyjet e Ersekës dhe jo vetëm. 

(Marrë nga Syri.net)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet jamarbër malltezi malet e librazhdit prerja e pyjeve jamarbër malltezi malet e librazhdit prerja e pyjeve

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Tetor 2019, 12:09

TIRANË- Regjisori dhe kompozitori i njohur shqiptar Osman Mula ka shpërthyer kundër Ramës teksa në lidhje me mosmarrjen e një date për hapjen e negociatave...