Art&Argëtim

Delet pushtojnë rrugët e Madritit, rreth 2000 të tilla ‘sfilojnë’ për festivalin vjetor

20 Tetor 2019, 19:38 Nga DOSJA
Delet pushtojnë rrugët e Madritit, rreth 2000 të tilla

MADRID – ‘Festivali i deleve’ është kryer ditën e sotme në Madrid, ku rrugët kryesore të qytetit janë bllokuar, për ti hapur rrugë kalimit të rreth 2000 deleve.

Festivali krijohet për të nderuar një traditë të lashtë agrokulturore spanjolle, ku barinjtë do të mblidheshin në kryeqytet për të udhëhequr bagëtitë e tyre nga kullotat verore në dimër.

Një shumë simbolike prej 50 monedhash për mijëra lesh bagëtish, më pas, i’u dorëzua kryetarit të bashkisë në pallatin Cibeles, duke përfaqësuar tarifën e vendosur më parë për barinjtë në 1418.

Në të kaluarën, gjatë ditës së festivalit, në Madrid do të mblidheshin me 10 mijëra dele, por gjithësesi njerëzit janë të kënaqur që edhe pse vetëm me 2000 të tilla, ata kanë mundur ta ruajnë gjallë traditën e festivalit.

Muzikë folklorike dhe ushqime tradicionale fshatare spanjolle, e kanë shoqëruar gjithë kohës festivalin, i cili mbështetet nga ministria agrokulturore spanjolle, që në vitin 1994.

Burimi:Metro

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

argetim argetim festivali i deleve madrid festivali i deleve madrid

Sondazh

Poll