Art&Argëtim

Lirohet pedofilja më e tmerrshme e Anglisë, turma e njerzëve të inatosur e pret poshtë shtëpisë

20 Tetor 2019, 18:52 Nga DOSJA
Lirohet pedofilja më e tmerrshme e Anglisë, turma e njerzëve

BIRMINGAM- Pas lirimit nga burgu i pedofiles të cilësuar si ‘ Pedofilja më e tmerrshme e Anglisë”, duket se gjërat nuk kanë shkuar edhe aq mirë për 49-vjeçaren.

Vanessa George është dhe emri i gruas 49-vjeçare, e cila është liruar pas kryerjes së një dënimi 10-vjeçar në burg, ku akuzohej për përdhunimin dhe përfshirjen në trafikimin e mbi 10 fëmijëve të mitur.

Vendodhja e banesës së gruas,  supozohej të ishte e fshehtë, pasi policia angleze nuk dëshironte që njerëzit ta dinin atë, por mesa duket ajo është gjetur dhe më pas është ekspozuar në rrjetet sociale.

Grupi i ‘ gjuetarëve të pedofilëve’, një organizatë e cila merret me ekspozimin në shoqëri të identitetit të njerzëve të cilët janë akuzuar përpara për pedofili, arriti ta gjente vend qëndrimin e Vanessës, dhe më pas e ka shpërndarë atë në Facebook.

Menjëherë pas kësaj, është vetë organizuar një protestë nga njerzit, dhe në pak orë një turmë e inatosur është gjendur poshtë shtëpisë së saj.

Turma ka bërë thirrje në kor, ku fyejnë dhe degjenerojnë gruan pedofile, e i kërkojnë asaj me ngulm të largohet nga vendi i tyre.

Një prej protestantëve është arrestuar pasi ajo kishte thyer disa xhama të shtëpisë së Vanessës, si dhe kishte rrezik për ndonjë dëm më të madh.

Disa patrulla policie janë vendosur në zonë, si dhe njëra prej tyre do e shoqërojë Vanessën, për tu siguruar për jetën e saj gjatë ditëve në vijim.

Burimi: Daily Mail

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

argetim argetim birmingam vanessa george birmingam vanessa george

Sondazh

Poll