Art&Argëtim

Katari në temperatura ekstreme, vendos kondicionerë gjigandë nëpër rrugë e parqe

20 Tetor 2019, 18:28 Nga DOSJA
Katari në temperatura ekstreme, vendos kondicionerë gjigandë

KATAR – Kryeqyteti i Katarit, Doha ka marrë masa ekstreme për të nxehtin që ka pushtuar tashmë prej disa muajsh Katarin.

Temperatura mesatare në këto momente në Katar, shënon plot 46 gradë celcius, dhe madje dhe kampionati botëror i futbollit 2022, është shtyrë për në dimër, ku temperaturat nuk do të jenë të kësaj grade.

Doha, ka vendosur të lyejë të gjitha rrugët e qytetit, e sidomos autostradat, në ngjyrë blu.

Ajo do ta bëjë këtë veprim me qëllimin që mos të nxehet më tepër asfalti në rrugë, pasi kështu kthehet në një burim aksidentesh.

Në Doha gjithashtu mund të vini re kondicionerë gjigandë, të vendosura në rrugët kryesore.

Ato freskojnë rrugët dhe njerëzit, duke i bërë më të përballueshme këto muaj tmerri.

Këto kondicioner janë vendosur gjithashtu në stadiume, në parkime të ndryshme të qendrave tregtare, në parqe e kudo në qytet, që të mundësojnë vazhdimin normal të jetës së përditshme për të tërë banorët e qytetit.

Burimi: Daily Mail

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

argetim argetim doha katar temperatura ekstreme doha katar temperatura ekstreme

Sondazh

Poll