Art&Argëtim

I del anestezia gjatë lindjes çezariane, momente tmerri për 27-vjeçaren

20 Tetor 2019, 19:08 Nga DOSJA
I del anestezia gjatë lindjes çezariane, momente tmerri për

ANGLI – Jodie Marsden është emri i 27-vjeçares, për të cilën dita më e bukur e jetës së saj, u transformua në ditën më tmerrshme që kishte kaluar në jetë.

27-vjeçarja do të bëhej prind për herë të parë, dhe e kishte pritur me padurim ditën e lindjes së foshnjes së saj.

Për të kryer proçesin e lindjes, Jodie kishte vendosur të bënte një operim çezarian, në mënyrë që lindja të bëhëj sa më pak e dhimbshme, por gjërat morën një kthesë aspak të këndshme.

Gjatë momentit të lindjes së djalit të saj, Arthur, 27-vjeçarja filloi të ndjente se stomaku i saj po i lëvistë vendit, dhe se barku i saj ndihej shume çuditshëm.

Pak momente pasi mjekët i kishin prerë barkun, për të nxjerrë foshnjen, Jodiet i doli anestezia, duke bërë që ajo të përjetonte një çarje për së gjalli, të cilën nuk do ta harrojë kurrë.

Presioni i saj i gjakut, u rrit në mënyrë ekstreme, dhe doktorët vendosën ti bënin asaj një anestezi lokale, sepse ajo po rrezikonte të kalonte një atak në zemër.

Jodie betohet se nuk do të lind më kurrë fëmijë, pas ngjarjes që kaloi.

Ajo thotë se ndjente çdo gjë që mjekët po bënin në barkun e saj.

“Ndjeja se si organet e mia po shtyheshin, dhe sesi mjekët po i tërhiqnin ato së bashku më fëmijën jashtë, ndjeja se si një mjek fuste dorën në barkun tim, dhe se si një tjetër tërhiqte fëmijën për jashtë. I ndjeja muskujt e mi sesi po hapeshin. Nuk kisha provuar dhe nuk besoj se do të provoj asgje më të dhimbshme” – shprehet 27-vjeçarja.

Burimi:METRO

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

argetim argetim angli jodie marsden operacioni i shkuar keq angli jodie marsden operacioni i shkuar keq

Sondazh

Poll