Art&Argëtim

Protesta për çështjet e klimës/ Aktorja e njohur ndalohet dy herë brenda javës: E gatshme të arrestohem çdo të premte!

20 Tetor 2019, 15:47 Nga DOSJA
Protesta për çështjet e klimës/ Aktorja e njohur ndalohet

SHBA- Aktorja e njohur, Jane Fonda është arrestuar për të dytën herë brenda javës. Mbi të rëndojnë akuzat për protesta të paligjshme. Ajo është ndaluar teksa protestonte në Capitol Hill për çështjet e klimës. “Greta Thunberg më la përshtypje të mëdha”, tha aktorja 81-vjeçare. “Kam qenë një aktiviste për klimën prej një kohë të gjatë dhe prej vitesh kam marrë vendime në mbrojtje të saj. Drejtoj një makinë elektrike, ricikloj mbeturinat, evitoj plastikën dhe ha më pak mish. Por jam e vetëdijshme se këto zgjedhje individuale nuk mund ta ndryshojnë me shpejtësinë e duhur atë që po ndodh me planetin tonë”, u shpreh aktorja e njohur duke na treguar se mosha nuk ka rëndësi kur bëhet fjalë për të ngritur zërin për çështje të rëndësishme siç është ajo e ndryshimeve klimatike, shkruan goodmorning america.

Fonda deklaroi se është e gatshme të arrestohet çdo të premte. E premtja është dita që Greta Thunberg ka zgjedhur për protesta para Parlamentit Suedez.

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz aktorja e njohur protesta per ceshtjet e klimes aktorja e njohur protesta per ceshtjet e klimes

Sondazh

Poll