Art&Argëtim

Detyroi konkurrenten të hante sallatë/ “Çfarë do bëje po t’ia fusnin motrës tënde ashtu në gojë?” Ren

20 Tetor 2019, 16:56 Nga DOSJA
Detyroi konkurrenten të hante sallatë/ “Çfarë do

TIRANË– Sezoni i dytë i “Hell’s Kitchen” në Top Channel ka nisur prej 2 javësh. Me nisjen e sezonit të ri, kanë nisur edhe kritikat kundër Renato Mekollit për sjelljen e tij ndaj konkurrentëve. Kritikat e shumta që ka marrë, kanë qenë arsyeja përse shefi i kuzhinës ka bllokuar komentet në Instagram.

Këtë herë Mekolli është kritikuar pasi bëri një konkurrente të konsumonte një copë sallate me zor, duke qenë se ajo nuk e kishte larë. Lidhur me këtë rast një komentues i Renato Mekollit; “Dhe nëse dikush do ja jepte sallatën ashtu turinjve motres tende jam kurioze ta di çdo bëje, suksese!”, shkruan komentuesja.

Ndërkohë shefi i kuzhinës i përgjigjet; “të lumtë dora do i kisha thënë, se këtë sallatë po e ha klienti dhe motra ime do ishte e paaftë për kuzhinë nëse nuk kishte respekt për klientin që paguan, ok? E more përgjigjen tani”.

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz renato mekolli renato mekolli

Sondazh

Poll