Aktualitet

‘Gjendja është katastrofë’/ Del EMRI i të sulmuarit nga ariu në malin e Gjallicës, flet banori i zonës: Ishte me dhen

20 Tetor 2019, 11:05 Nga DOSJA
‘Gjendja është katastrofë’/ Del EMRI i të

KUKËS– Dalin detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur në Kukës, ku një person është sulmuar nga ariu. Mësohet se emri i personit të plagosur është Ekrem Onuzi. 

Një banor i zonës, në një lidhje telefonike për “Report Tv”, tha se prej tre orësh kanë kërkuar një helikopter pasi është e pamundur që të ndërhyhet me këmbë për shkak të terrenit të vështirë. 

I plagosuri është Ekrem Onuzi. Ka qënë me dhentë, i sulmuan qentë arushën dhe më pas ajo i është sulur atij. Gjendja është katastrofë. I kanë shkuar persona të fshatit atje për ta ndihmuar. Kemi tre orë që kemi njoftuar. Është e pamundur që të transportohet në rrugë tokësore. Duhet katër orë që të shkojnë atje,”-tha banori. 

Bariu Ekrem Onuzi është sulmuar nga një ari teksa po kulloste bagëtitë e tij. Prej dy orësh është njoftuar Salla e Emergjencave për helikopter, por mjeti i transportit është vonuar ndërkohë që i plagosuri lufton me vdekjen. Banorët e zonës bëjnë me dije se gjendja e 45-vjeçarit është shumë e rëndë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ekrem onuzi kukes njeriu sulmohet nga ariu ekrem onuzi kukes njeriu sulmohet nga ariu

Sondazh

Poll