Aktualitet

Dalin FOTOT: U sulmua nga ariu, kush është bariu që jetonte në stanin e tij në bjeshkët e Gjallicës

20 Tetor 2019, 11:18 Nga DOSJA
Dalin FOTOT: U sulmua nga ariu, kush është bariu që jetonte

KUKËS– Dalin fotot e bariut të sulmuar nga arusha në zonën e quajtur Sasat në malin e Gjallicës. Personi që shihni në fotot e mëposhtme është bariu Ekrem Onuzi, banor i fshatit Nangë. 

Në një kërkim në Facebook, Onuzi ka shpërndarë foto nga stani i tij bashkë me bagëtitë në mal. 45-vjeçari ka qënë mjaft aktiv duke shpërndarë foto nga bjeshkët e Gjallicës dhe nga stanet e tjera. 

Bariu Ekrem Onuzi është sulmuar nga një ari teksa po kulloste bagëtitë e tij. Prej dy orësh është njoftuar Salla e Emergjencave për helikopter, por mjeti i transportit është vonuar ndërkohë që i plagosuri lufton me vdekjen. Banorët e zonës bëjnë me dije se gjendja e 45-vjeçarit është shumë e rëndë.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ekrem onuzi njeriu sulmohet nga ariu ekrem onuzi njeriu sulmohet nga ariu

Sondazh

Poll